Armend Zemaj pezullon nga puna sekretarin e ministrisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nxjerrë një vendim për të pezulluar nga puna sekretarin e ministrisë, Naim Bardiqi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Bardiqin, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

KALLXO.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar mbi zhvillimet në Ministrinë e Shëndetësisë.