Armend Zemaj: Nëpër zyre të punohet vetëm me staf esencial

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar sot një sërë masash kundër COVID-19, ndër to edhe reduktimin e stafit nëpër administrata.

Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, tha se këto masa janë rekomanduar nga Task Forca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Reduktimi i punonjësve në administratë, vetëm me staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin”, tha Zemaj.

Gjatë mbledhjës së Qeverisë u miratuan edhe vendime të tjera si:

Të mbyllen zyrat nëpër të gjitha institucionet publike dhe private ku ka pasur raste pozitive

Të gjitha rastet pozitive monitorohen nga organet komunale

Të respektohen masat rigoroze, maskat, distancimi nëpër lokale

Inspektorët të respektojnë Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse

Bartja e maskave të jetë obligative

Mbajtja e maskave në transport publik, privat, taksi

Ndalohet grumbullimi në hapësira të brendshme në më shumë se 50 persona.