Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Armend Zemaj: Jam interesuar që banorëve të Luginës t’iu ndihmojmë me teste

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se sa i përket interesimit të tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, tha se me vet iniciativën e tij ka komunikuar me dy kryetarët të Preshevës dhe Bujanocit.

Zemaj tha se kanë biseduar për të parë mundësitë ligjore për t’iu ofruar ndihmë.

“Të shohim cilat janë mundësitë ligjore të komunikimit tonë të përbashkët t’iu ofrojmë ndihmë vëllezërve dhe motrave tona atje. Interesimi im është t’iu ndihmojmë me teste. Në ngritjen e kapaciteteve testuese nëse kryhen disa procedura dhe lejohen sipas komunikimit ndërshtetëror. Jemi në gatishmëri. Kam ofru numër të konsiderueshëm të testimeve të cilat shpresoj se ata do t’i pranojnë dhe do tu mundësojnë qytetarëve të tyre ta rrisin numrin e testimeve pasi që infeksioni në Preshevë ka qenë alarmant”, tha Zemaj.