Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Armend Zemaj flet për vrasjet politike

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ishte një nga deputetët e pakët të pozitës që ka folur në seancën e sotme.

Zemaj kritikoi deputet për gjuhen jodemokratike të përdorur, duke theksuar se qytetaret janë lodhur nga kjo gjendje dhe presin ndryshime.

“Nëse rikthehemi në të kaluarën mund të gjejmë edhe gabime, mund të gjejmë edhe gjuhë jodemokratike ashtu siç u përdor edhe sjellje jodemoratike, por qytetarët janë lodhur nga këto, qytetarët presin përgjegjësi dhe kthimin e dinjitetit dhe përtej fjalëve mendoj që ka ardh koha që të kemi përafrim të qëndrimeve me i dhënë kahje këtij vendi”, tha ai.

Zemaj tha që tani është koha që si opozita ashtu edhe pozita të marrin përgjegjësitë që i takojnë.

“Unë nuk do të doja të shihja asnjëherë djegie të flamujve, apo mosnjohje të shtetësisë së Kosovës të cilin e ka aprovuar Kuvendi, këto janë gjëra të cilat të shihen si mësim, të mirën si justifikim  për të punuar dhe opozita duhet ta bëjë punën e vet për mbikëqyrje. Pjesa politike e harmonizimit të ideologjive nuk është e lehtë, por programi duhet të jetë i qartë sidomos në pjesën për sundimin e rendit dhe ligjit”, tha ai.

Deputeti i LDK-së përmendi edhe vrasjet e pasluftës për të cilat tha që duhet të punohet për t’i zbardhur ato.

“Kjo nuk do të ndalet as si kërkesë as deri në zbulimin e plotë të saj, dhe nuk do të mundet askush as ti ndalë e as ti pengoj, dhe kjo është përgjegjësi e kryeministrit në ardhje dhe ministrave në sferën e drejtësie, kjo është një kërkesë e vazhdueshme”, tha ai.

Në fund Zemaj tha që koalicioni LVV-LDK do ti arrije pritjet e qytetarëve.

“Qeveria e re do të jetë përtej pritjeve për të ndryshuar gjendjen në Republikën tonë, sepse ja kemi borxh atyre që e kanë mbështetë rrugëtimin e saj për liri dhe pavarësi”, theksoi ai.