Deputeti Armend Zemaj në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit; Foto: Screenshot nga transmetimi i Kuvendit

Armend Zemaj: Është e pa tolerueshme qasje e qeverisë ndaj pandemisë COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Hoti, Armend Zemaj tha qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti duhet të ndërmarrë masa në lidhje me situatën me COVID-19.

Zemaj tha se është e pa tolerueshme qasja që ka ekzekutivi në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Sot kur gjithë rajoni është përfshi me rritje të rasteve me COVID 19 qeveria dhe MSH po e kalojnë këtë situatë sikur Kosova është imune nga pandemia. Kjo situatë po shkon në përsëritje nuk po shohim plan, strategji për ruajtjen e shëndetit publik. Ftoj qeverinë  të ndërmarrin masa adekuate konform thirrjes së OBSH-së. Qasja është e pa tolerueshme dhe duhen intervenime urgjente.  Nuk mund të vazhdoni me papërgjegjësinë tuaj t’a fajësoni popullin e të tjerët”, tha ai.