Armend Thaqi shënon gol spektakolar për Ballkanin, barazon rezultatin në ndeshjen me Sivaspor

Ballkani po zhvillon ndeshjen e tretë në Ligën e Konferencës në udhëtim te Sivaspor.

Vendasit kaluan të parët në epërsi kur shënoi në minutën e parë Ulvestad për 1-0.

Por epërsia e vendasve nuk ka zgjatur shumë dhe kampionët e Kosovës kanë barazuar shifrat në 1-1.

Ishte kapiteni Armend Thaqi që realizoi një gol spektakolar nga distanca për të barazuar rezultat.

Ballkani po luan mjaftë mirë në këto minutat e para përball skuadrës turke. /Telegrafi/