Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Armend Muja për dialogun Kosovë - Serbi: Jemi kërrusur para se të na hypnin në qafë

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për dekadën që ka kaluar dialogu Kosovë-Serbi.

Në fjalimin e tij, Muja ka deklaruar se që nga viti 2010 e deri në 2020, Serbia i ka dyfishuar eksportin në shtetet e Bashkimi Evropian, derisa ka shtuar se eksportet e Kosovës janë të parëndësishme.

Ai ka folur edhe liberalizmin e vizave, të cilën Serbia e ka që nga vitit 2009 e qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar.

“Sa më shumë e kemi kërkuar njohjen aq më shumë u largu nga ne. Nga 2010 deri 2020 Serbia i ka dyfishuar eksportet në BE nga 3 miliard përfundoi në 15 miliard eksporte. Eksportet e Kosovës janë të pa rëndësishme.  Serbia e ka marr liberalizimin në 2009 Kosova ende pret me marr liberalizimin e vizave, Serbia është një vend kandidat Kosova ka një MSA, e treta nëse i shikon eurobarometrin Kosova është vendi më pro evropian. Nëse e shikon Serbinë simpatia për BE që nga vitit 2010 është ra. Edhe ujin tash e kemi do e kemi bo do ujë serb e do shqiptar”, tha Muja në fjalimin e tij në Kuvend.

“Ne jemi kërrus para se me na hyp në qafë dikush”, shtoi deputeti Muja.

Sipas tij, konsultimi i brendshëm në Kosovë për procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.

“Mendoj se është tepër i rëndësishëm konsensusi i brendshëm. Qeveria të kaloj kohë maksimale me ndërtuar një konsensus të brendshëm kombëtar. Nëse ne ju ftojmë juve me diskutu këso projekte të dështuara dhe për ndarjen e Kosovës ju lutem na refuzoni”, iu drejtua opozitës Muja.