Armend Mehaj bashkëbisedon me Wesley Clark, thotë se folën për gjeopolitikën në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka pasur një bashkëbisedim me gjeneralin Wesley Clark.

Mehaj ka treguar përmes një postimi në Facebook se me gjeneralin Clark kanë diskutuar për gjeopolitikën në rajon dhe rolin e Kosovës.

‘’Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë’’ ka shkuar Mehaj në profilin e tij në Facebook.

Mehaj thotë se gjenerali Clark do ta vazhdojë mbështetjen për Forcat e Sigurisë së Kosovës.