Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Armëmbajtje pa leje, kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve në Zveçan e Zubin Potok
Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar në Zveçan dhe në Zubin Potok gjatë 24 orëve të fundit, konfirmon Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuajtje me 32 fishekë për të cilën i dyshuari nuk ka leje, në fshatin Vallaq të Zveçanit.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 32 fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedon leje valide. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar”- thuhet në raportin 24 orësh policor.
Një rast tjetër i armëmbajtjes pa leje është raportuar në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.
Në shtëpinë e të dyshuarit policia ka konfiskuar fishekë, radio-lidhje, bateri e telefon.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar 22 fishekë, një radio-lidhje, dy bateri, dhe një telefon. I dyshuari është intervistuar dhe e vendim të prokurorit, është liruar”- theksohet në raportin e forcave të rendit.