Pranga - Foto: Rtv21

Armëmbajtje pa leje, arrestohen dy persona në Podujevë

Dy burra janë arrestuar në fshatin Kërpimeh të Podujevës, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me 15 fishekë, për të cilat nuk kanë pasur leje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 03.11.2024, rreth orës 20:05.

Policia thotë se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.