Foto: Ilustrim

Armë, drogë dhe para të falsifikuara në Prizren

Palicia rajonale e Prizrenit ka arrestuar një burrë 45-vjeçar pasi që në veturën e tij i gjeten drogë të llojit kokainë. Por, jo vetëm kaq, pas gjetjes së drogës, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e shoferit të dyshuar. Gjatë bastisjes në shtëpi, i dyshimti ishte në posedim edhe të armës ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishekë të kalibrit 9mm.

Në kontrollin më të hollësishëm zyrtarët policor gjeten gjithashtu monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha metalike të vlerës prej 2 eurove. Policia informoi prokurorin kujdestar për të cilat ishte e autorizuar të kryej veprime, me aktvendim të prokurorit i dyshimti B.B i lindur në vitin 1976 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistolete “SIG”, 38 fishek kalibër 9mm, 8 monedha nga 2 euro metali dhe 0.45 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë””, thuhet në njoftimin e Policisë. Rasti është ne hetime të mëtutjeshme. RTV21