Armand Duka: Kamerat e sigurisë kapën momentin e vendosjes së dinamitit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv që ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës, raporton abcnews.al.

Ai ka thënë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh”, është shprehur Duka.

Tutje ai ka thënë se porta është jashtë përdorimit, por sipas tij kjo nuk ka rëndësi.

“Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”, vazhdoi tutje Duka.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë.

“S’e di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar”, tha ai.

I njëjti tha se është ekonomist dhe jo polic.

“Kur të bëhem polic do të kem dyshime”, vazhdoi tutje i pari I FSHF-së.

Kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot gjatë ditës pati akuza për Dukën lidhur me zgjedhjet që do të bëhen më 2 mars për kreun e ri të FSHF-së.

Edhe Duka kishte kundërakuza ndaj Veliajt.

Viliaj në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, e cilësoi ngjarjen si “film”.

Mirëpo, kreu i FSHF-së, për këtë cilësim tha se nuk kanë lidhje fare filmat me ngjarjen.

“Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”, u shpreh ai.