Ilustrim

Arma me fishekë në çantë, arrestohet prishtinasi

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

I dyshuari sipas policisë mbante një armë me nëntë fishekë në çantën e krahut.

Arma i është gjetur pas një kontrolli që i është bërë të dyshuarit. Në lidhje me rastin policia ka njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit.

Ky i fundit pas intervistimit ka marrë vendim që i njëjti të lirohet por që të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.