Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arkitekti tregon se përse po e kundërshton rrënimin e objektit të ish-Gjykatës në Vushtrri

Arkitekti Bledian Salihu, i cili është i ftuar në emisionin “Kallxo Pernime” tregoi se përse ka kundërshtuar rrënimin e objektit të ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri.

Ai tha se i ishte drejtuar edhe Komunës se nuk duhet ngutur që të rrënohet ky objekt.

“Prej vitit 2015 ekziston plani konservimit të qytetit. Në kohën kur është përfundu si draft dokument, pak para zgjedhjeve kryetari i PDK-së asokohe, nuk e ka qit në Asamble për me votu. Me ardhjen pastaj të LDK-së edhe pse e kanë përmend gjatë fushatës se ka me hy në fuqi e mu trajtu qendra e qytetit. Nëse ky vendim kishte hyrë në fuqi, kishim ‘flejtë dathë’ se këto tentativa për me u ndërtu ndërtesa të larta në qendër të qytetit, bien poshtë se vetë plani rregullativ e parasheh P+3 ose katër kate”, u shpreh ai.

“Me rrënimin e këtij objekti bëhen të qasshme disa parcela që gjenden prapa Gjykatës. Ideja e krejt kësaj ekziston ofrimi i qasshëm i parcelave që gjenden prapa. Parcelat prapa janë objekte të vjetra. Vushtrria e ka një listë të vetën të përkohshme të objekteve që janë bë gati me u rrënu për me ia fillu ndërtimet, jo më larg se 2-3 metra nga kalaja e qytetit”, tha Salihu.

Ai përmendi edhe faktin se qytetarët sidomos nënat me karroca në qytetin e Vushtrrisë detyrohen të ecin në rrugë dhe jo në trotuare, pasi që sipas tij, mungojnë trotuaret.

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po zhvillohet debati në lidhje me prapaskenat e rrënimit të objektit të ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri. Akuzat dhe kundërakuzat në mes të pozitës dhe opozitës së Vushtrrisë kanë vazhduar edhe në studio.

Akuzat dhe kundër akuzat në mes të pozitës dhe opozitës së Vushtrrisë kanë vazhduar edhe në studio.