Ndarja e Z-Mobile dhe Telekomi i Kosovës Grafika: Krenar Ferizi

ARKEP kërkon nga Telekomi dhe Z - Mobile që mos të dëmtojnë konsumatorët

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Telekomit dhe operatorit “Dardafone.net”.

Sipas njoftimit për media, ARKEP gjatë këtij takimi është njoftuar ky institucion edhe për ndërprerjen e kontratës nga Telekomi i Kosovës kundrejt operatorit “Dardafone.net”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi si dhe me qellim te zbatimit të plotë të Kornizës Rregullatore, ARKEP ka kërkuar që deri në përmbyllje të procesit: Palët e involvuara në këtë proces të mos-ndërmarrin veprime të njëanshëme të cilat do të mund të dëmtonin konsumatorin, me të cilën kërkesë janë pajtuar të dy palët. Operatori Dardafon.net gjatë kësaj faze të mos vendos në treg SiM kartela të reja, të mos krijoj pako/produkte të reja si dhe të mos hyjë në kontrata të reja me konsumatorët”, thuhet në njoftim.

“Bordi i ARKEP do ta njoftoj opinion me kohë për çdo hap që do të ndërmarrë në lidhje me këtë proces të cilin është duke e trajtuar me prioritet të lartë. Pas marrjes së informacioneve shtesë nga operatorët gjatë ditëve në vijim dhe analizimit të praktikave evropiane, ARKEP do të marr vendime nëse janë të nevojshme në lidhje me këtë proces, sidomos me qëllim të ruajtës së vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët”, thuhet tutje në deklarimin e ARKEP për media.

Ditë më parë Telekomi i Kosovës shkëputi kontratën me operatorin “Dardafone.net”, përkatësisht me “Z-Mobile”.