ARKEP ftohet të raportojë në Kuvend rreth ofertës së Telekomit serb për ta blerë IPKO-n

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se kompanitë e telekomunikimit janë pasuri kombëtare. Si të tilla, Murati ka thënë se është e papranueshme që ato të privatizohen nga Serbia e cila nuk e njoh shtetësinë e Kosovës.

Ai ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Ekonomi, ku edhe ai bën pjesë, kanë ftuar bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për raportim.

“Kompanitë e telekomunikimit janë çështje e sigurisë kombëtare. Andaj është e papranueshme që ato të bien në dorë të një shteti që mohon ekzistencën tonë!”, ka thënë Murati.

“Në lidhje me ofertën e përfolur në media të Telekomit serb për të blerë kompaninë IPKO, anëtarët e komisionit nga grupi parlamentar i LV! sot kërkuam që të ftohet për raportim bordi i ARKEP. Raportimi u vendos të bëhet të martën që vie”, ka shkruar Hekuran Murati në Facebook.

Komisoni për Ekonomi fton ARKEP-in për raportim në lidhje me ofertën e Telekom Serbia për blerjen e IPKO-s

www.kallxo.com