Foto: Telegrafi.com

Argjentina shkon në finale, mposhti Kroacinë

Argjentina ka mposhtur Kroacinë me rezultat 3-0 për të kaluar në finalen e Kupës së Botës.

Në finale, Argjentina e pret fituesin e takimit Francë – Marok.

Pjesa e parë e ndeshjes Argjentinë-Kroaci u mbyll me rezultat 2-0 për Argjentinën.

Për golin e parë ishte Lionel Messi që gjuajti nga 11-metërshi, ndërsa pesë minuta më pas golin e dytë e shënoi Julian Alvarez.

Messi dhe Alvarez ishin protagonistë edhe në golin e tretë të Argjentinës.

Finalja e botërorit Katar 2022 do të mbahet më 18 dhejtor.