Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ardian Shala i LDK-së tregon pse nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Ish- deputeti i LDK-së, Ardian Shala kishte qenë njëri nga 3 deputetët e LDK-së që kishin dhënë votën kundër rrëzimit të Qeverisë LVV-LDK.

Me 25 mars, Ardian Shala së bashku me Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin kishin votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Në debatin KallxoPernime, Shala ka treguar arsyen se pse ka votuar kundër rrëzimit të Qeverisë.

“Çështja që nuk doja të rrëzohej Qeveria, ishte që po përballeshim me pandeminë. Pra arsyeja kryesore ka qenë pandemia”, tha Shala.

Albin Kurti ishte rrëzuar nga posti i kryeministrit më 25 mars 2020, vetëm 1 muaj e gjysmë prej votimit.

LDK kishte ftuar mocion për shkarkimin e Qeverisë, pasi që Kurti kishte shkarkuar nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës.