Komuna e Gjakovës, FOTO: KALLXO.com

Ardian Gjini emëroi një nënkryetar të ri dhe disa drejtorë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka marrë vendim për emërimin e nënkryetarit të ri dhe disa drejtorëve të rinj në disa diskatere të komunës.

Sipas njoftimit të komunës së Gjakovës, nënkryetar i komunës është emëruar Flamur Fetahaj.

Ndërsa drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative është emëruar Nikollë Lleshi, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është emëruar Afërdita Spahiu Shllaku, drejtor për Bujqësi është emëruar Haxhi Sejdiu.

Drejtor për Punë Inspektuese është emëruar Edmond Dushi dhe drejtor i Arsimit është emëruar Xhevalin Nikollbibaj.