Gjakovë - 24-03-2020

Ardian Gjini e quan diktaturë vendimin e Qeverisë

 

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se Qeveria ka marrë një vendim antikushtetues, duke e konsideruar si sjellje të pafalshme.

Gjini në faqen e tij në Facebook ka shkruar se: “Sinqerisht, çmendia nuk paska kufi. Kam argumentuar për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por jo për puç qeveritarë! Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht! Ky vendim është zjarrvënie e shtetit në kohën më të dhimbshme të mundshme”.

Ai thotë se nëse vazhdohet kështu, pasojat do të jenë përtej coronavirusit.

Duke mos përkrahur vendimin e Qeverisë, Gjini në fund të postimit të tij ka thënë se: “Kosova nuk duron diktaturë”.

Qeveria e Kosovës, mori vendim për ndalimin e lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit të veturave nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Në vendim thuhet se edhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk mund të dilet, por që ka përjashtime.

 

Vendimi i Qeverisë, në cilat orë nuk mund të dilni jashtë?