Ardian Gjini bën homazhe në Memorialin e Martirëve në Mejë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në nderim të 27 prillit – përvjetorit të të zhdukurve në Kosovë, ka bërë homazhe pranë Memorialit të Martirëve në fshatin Mejë.

Gjatë homazheve, kryetari Gjini citohet të ketë thënë se krimi që është kryer ndaj civilëve, duhet të ndëshkohet.

“Edhe pse jemi në kohë të vështirë, asnjëherë nuk duhet të harrojmë ata, falë të cilëve jemi të lirë sot. Gjithmonë, do të përkulemi para martirëve të Mejës. Në këtë vend, u krye krimi më i madh ndaj civilëve, i cili duhet ndëshkuar” , citohet të ketë thënë Gjini, sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës.

Mermorialin e Martirëve në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, sot  e kanë vizituar për të bërë homazhe edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Masakra e Mejës: Provat tregojnë se roli i përfshirjes së oficerëve serbë në masakër u injorua