Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, rrëfen planet e saj - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” e ftuar është ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci.

Nagavci tregon për planet lidhur me emërimin e drejtorëve të shkollave të Kosovës, se si do të menaxhohet pandemia në shkolla e si do të zëvendësohen orët e humbura.

Nagavci po ashtu flet edhe si do t’i menaxhojë ultimatumet e Sindikatës së Bashkuar për Arsim për greva

Ministrja tregon edhe çfarë pritet të bëjë lidhur me testimin e mësimdhënësve dhe cilat ligje do të iniciohen në mandatin e saj.