Foto: KALLXO.com

Arbërie Nagavci: Në ora 19:00 mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi se kryesia e Kuvendit ka vendosur që në ora 19:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nagavci tha se Lëvizja Vetëvendosje do ta nominojë deputeten e LDK-së, Vjosa Osmanin, për kryetare të Kuvendit.