Rektorati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arbëresha Nela - Turjaka emërohet kryesuese e Këshillit Drejtues të UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e sotme e ka emëruar si kryesuese Arbëresha Nela – Turjaka dhe zëvendëskryesues Altin Sahitin.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com burime brenda Këshillit Drejtues.

Kjo mbledhje e Këshillit Drejtues të UP-së erdhi pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia riktheu funksionalitetin me emërimin e katër anëtarëve në këtë Këshill.

KALLXO.com kishte raportuar në muajin korrik se ky Këshill kishte mbetur jo funksional dhe mbledhja e fundit ishte mbajtur në muajin maj.

Këshilli Drejtues i Universitetit është organi kryesor qeverisës i Universitetit.

Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë emëron katër anëtarë me të drejtë vote dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë, ndërsa Senati zgjedh pesë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i Universitetit.

UP-ja mbetet pa Këshill Drejtues