Arbër Jashari: Nuk duhet me ndodhë që gjyqtarët e Apelit mos me pas guxim me i vendos lëndët

Arbër Jashari tha se shpesh thuhet  se gjyqtarët nuk kane guxim me i vendos disa lëndë të komplikuara dhe i kthejnë ato në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

“Kjo nuk duhet me ndodh nëse gjyqtari nuk ka guxim që me vendos, ose e sheh që është një gjendje krejt tjetër nga ajo çka ka vendos shkalla e parë, mirëpo shpesh e shohin këtë si mundësi me gjuajte topin te tjetër kush, e jo te vetja”, tha Jashari.

Jashari tha se janë të rralla rastet kur gjykata e Apelit hap shqyrtimin kryesor për një çështje.

“Kështu statistikisht nuk është keq kur e shohim trendin e lëndëve, dhe ky trend vazhdon të mbetet i njëjti, ku mbi 60% e lëndëve vërtetohen, me keq është me u vërtetu një lëndë që nuk duhet të vërtetohet se sa me u kthy në rivendosje serish e mu gjyku serish” tha tutje Jashari.

Ai tha se duhet me ndryshu praktiken e kthimit të lëndëve në rigjykim 2 herë, në rastet kur apelit i lejohet me vendos për çështjen vetë.