Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimim e pandemisë. Dëshmitar: Arben Vitia, ish ministër i Shëndetësisë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia tregon pse nuk ia dorëzoi detyrën Armend Zemajt

Ish-Ministri i Shëndetësië, Arben Vitia, po raporton para komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Vitia ka folur edhe për mos dorëzimin e detyrës te ministri i ri Armend Zemaj për të cilën tha se ka qenë një vendim politik pasi që, sipas tij, është konsideruar jolegjitime mënyra e formimit të kësaj qeverie.

“Ky ka qenë një vendim politik sepse ne kemi menduar dhe mendojmë që ka qenë një mënyrë jolegjitime e formimit të qeverisë dhe ka qenë një vendim politk për të cilin nuk kam shkuar. Pranim-dorëzimi është një process ceremonial dhe mund të them që edhe në momentin kur unë kam marrë detyrën nga zoti (Uran) Ismaili ka qenë një takim disa minutësh por në asnjë moment nuk më është dorëzuar asnjë dokument nga zoti Ismaili sepse ato nuk janë të ministrit, ato qëndrojnë në administratën e Ministrisë së Shëndetësisë,” ka thënë Vitia.

Sot për të dytën ditë me radhë po dëshmohet në komisionin hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Arben Vitia dëshmon për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti