Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia thotë se afganët që vijnë në Kosovë do testohen dhe vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se afganët që pritet të vijnë në Kosovë, do të testohen dhe vaksinohen edhe kundër virusit COVID-19.

Vitia tha kështu gjatë pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo qytetar që vjen nga vendet me rrezik të lartë, do t’i nënshtrohet testit dhe nëse do jetë e nevojshme edhe do karantinohen dhe vaksinohen”, tha ai.

Ai shtoi se janë rreth 300 ekipe që po punojnë në vaksinim dhe se komunat janë të gatshme të shtojnë numrin e ekipeve.

“Janë rreth 300 ekipe që po merren me vaksinim dhe deri tani procesi po shkon shumë mirë. Komunat madje kanë gatishmëri edhe për të shtuar ekipet”, shtoi Vitia.

Sot ka mbërritur kontingjenti i parë prej 35 mijë e 100 vaksinave nga 503 mijë në total që SHBA ka dhuruar për Kosovën.

Kosova pranon 35 mijë vaksinat e para nga ShBA