Arben Vitia sqarohet për anulimin e shtesave të stafit shëndetësor dhe kategorive tjera

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot para deputetëve u sqarua në lidhje me anulimin e shtesave të stafit shëndetësor dhe kategorive të tjera, pas pyetjes që i është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu.

“Më ardhjen në detyrë të datës 23 mars të këtij viti unë kam marrë vendimin që shtesat për profesionistët shëndetësorë dhe kategoritë e tjera përfundojnë në muajin mars dhe menjëherë kam kërkuar takim me zotëri (Hekuran) Muratin nga Ministria e Financave dhe kemi biseduar se si mund të zgjidhet një mënyrë dhe të mos ndalen bash për atë që kemi gjithë respektin për sakrificën dhe punën e  tyre. Ministria e Financave në bazë të kapaciteteve buxhetore ka ardhur me propozimin që ka ardhur në mbledhjen e qeverisë me datën 21.04.2021 dhe ai propozim është miratuar nga Qeveria dhe po e përsëris në bazë të kapaciteteve buxhetore”, sqaroi Ministri.

Ai foli edhe lidhur me pagesat e inspektorëve.

“Sa i përketë inspektorëve për shkak të kohës së shkurtër  për të siguruar listat Ministria e Financave do të bëjë pagesën për dy muaj natyrisht kjo pagesë do t’i bëhet të gjithë inspektorëve që kanë qenë të angazhuar në menaxhimin e masave anti – COVID”, tregoi tutje Vitia.

Për këtë replikoi deputeti Haxhiu duke thënë se “ajo që ka ndodhur më këtë shtesë është se u përgjysmuan dhe pyetja ime është pse janë përgjysmuar”

Haxhiu poashtu pyeti Ministrin e Shëndetësisë pse është anuluar konkursi për staf shëndetësor i cili sipas deputetit do të rifreskonte stafin.

Ministri tha se në të ardhmen do të bëhet një ligj për paga ndërsa sa i përket konkursit ai tha se në momentin që të marrë përgjigje nga administrata do të adresojë përgjigjen tek deputeti.