Arben Vitia pritet të mbajë konferencë për media, rreth raportimeve se ka refuzuar vaksina antiCOVID

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur për sonte në orët e vona një konferencë për media.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, konferenca do të mbahet lidhur me të pavërtetat e publikuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se konferenca mbahet sot në orën 20:45, në Ministri të Shëndetësisë. Gjatë ditës nga mediat është raportuar se Viti ka refuzuar të nënshkruaj për pranimin e vaksinave antiCOVID nga Pfizer dhe BioNtech.