Arben Vitia: Presim deri në fund të numërimit a po fitojmë me ose pa balotazh

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Arben Vitia nuk ka thënë nëse janë duke fituar ose jo, edhe pse është duke prirë me numrin e votave.

Ai për RTV Dukagjini tha se nuk mund të flas asgjë për rezultatet pa parë rezultatet përfundimtare.

“Nuk e dimë akoma. Janë ekipet tona që po punojnë këtu që po numërojnë rezultatet nga terreni, janë duke u përpunuar këto rezultate. Po i presim deri në fund numërimin e pastaj e shohim a po shkojmë në balotazh apo jo. Deri tani me 30 përqind nuk mund të themi as ne që kemi fituar me balotazh apo jo” tha ai.

Vitia tha se nuk është i zhgënjyer me rezultatet që ka aktualisht.

“Në momentin që kur t’i kemi proceduar dhe t’i kemi të gjitha rezultatet nga terreni, natyrisht ne do dalim me rezultatet përfundimtare” tha ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tash Arben Vitia prin me 42,69%. Ndërsa, i dyti është Përparim Rama nga LDK me 30,25%.