Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia: Kemi aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në vendet e BE-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur rreth numrit të vaksinave kundër COVID-19.

Po ashtu, tha se Kosova tashmë ka aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

“Në stok janë edhe mbi 400 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri në fund të vitit do të arrijnë edhe 500 mijë doza dhe me këtë ritëm do të vaksinohen 75.5 për qind e qytetarëve të moshës mbi 16 vjeçare. Kanë filluar negociatat edhe për dozën e tretë te vaksinës kundër COVID-19 me prodhuesit e vaksinës e po ashtu kemi aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në BE”, tha Vitia.