Arben Vitia ia qëllon kohës së reagimit të Emergjencës

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish- drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ia ka qëlluar reagimit emergjent.

“Sa ka me qenë koha e reagimit të Emergjencës dhe kur ka me u përpilu plani për reagime emergjente në secilin rajon që me u ditë ku kanë me qëndru ekipet mjekësore në raste të emergjencave”, është pyetur Arben Vitia nga Vetëvendosje.

“Në 2013 ka qenë mbi 13 minuta, në 2016 e kemi ba diku rreth 6 minuta. Të njëjtën model do ta bëjmë edhe në vendet tjera”, ka qenë përgjigja e ish- drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë.