Arben Vitia i bindur se do ta fitojë Prishtinën

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia konsideron e do fitojë qeverisjen e kryeqytetit për katër vitet e ardhshme.

Vitia në një deklarim para media gjatë dorëzimit të kontingjentit të mbi 35 mijë vaksinave të dhurua nga SHBA, tha 17 tetori nuk do e gjejë si ministër të Shëndetësisë.

“Unë jam në ministri të Shëndetësisë dhe aty do e kem të gjithë vëmendjen e fokusin, 17 tetori nuk do më gjejë në këtë pozitë, por do jap maksimumin tim deri atëherë”, ka thënë Vitia.

Ai ka folur edhe për refugjatët afganë që pritet të vijnë në Kosovë, për të cilët tha se do i nënshtrohen testimit dhe nëse është e nevojshme edhe karantinës.