Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimim e pandemisë. Dëshmitar: Arben Vitia, ish ministër i Shëndetësisë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Vitia flet për rastin e vdekjes së Agon Musliut në karantinë

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dëshmuar para Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe vdekjen e Agon Musliut.

Vitia ka thënë se ndihet keq për vdekjen e Agon Musliut duke shtuar se ai nuk ka poseduar ndonjë dokument në pikën hyrëse në Aeroportin e Prishtinës.

“Ndihem keq për vdekjen e Agonit, nuk ka qenë e lehtë për mua si ministër vdekja e tij. Është e lehtë të thuhet por jo në rastin tim. I ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete në pikën hyrëse në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Vitia.

Agon Musliu ka vdekur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë pas kthimit nga Gjermania, kur kjo qendër ishte shndërruar në karantinë për shkak të coronavirusit. Rasti i vdekjes së tij nuk është zbardhur ende.

Deri më tani para Komision Hetimor kanë qenë Valdet Hasani, menaxher i karantinës, Agim Musliu, prindi i Agon Musliut, Izet Sadiku, ish zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Arben Vitia, ish ministër i Shëndetësisë.

Arben Vitia dëshmon për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti