Arben Vitia e Vjosa Osmani diskutojnë për veprimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në takimin me kryparlamentaren Vjosa Osmani si dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci kanë diskutuar për harmonizimin e veprimeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me COVID-19. Ndër të tjera u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Sot bashkë me zv/ministrat Sreten Trajkoviq dhe Izet Sadikun, patëm nderin të presim në takim krerët e Kuvendit,…

Publiée par Arben Vitia sur Lundi 6 avril 2020

Qeveria e Kosovës me datë 23 mars 2020 kishte vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve gjatë orëve 10:00 – 16:00 dhe 20:00 – 06:00.

Më 27 mars, Qeveria e plotësoi dhe e ndryshoi këtë vendim, duke ndryshuar orarin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe veturave. Tanimë qytetarët mund të lëviznin nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e kishte dërguar në kushtetuese vendimin e qeverisë Kurti, dhe më 31 mars Gjykata Kushtetuese kishe konstatuar se vendimi për ‘orën policore’ ishte antikushtetues.

Ndërsa dje në mbledhjen e rregullt ekzekutivi ka vendosur që ‘ora policore’ të vazhdoj deri më 12 prill.

Vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes mbetet në fuqi deri më 12 prill