Arben Vitia dhe Agim Veliu takohen për të diskutuar për coronavirusin

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, me të cilët diskutuan aktivitetet për menaxhimin e situatës lidhur me coronavirusin.

Sipas një komunikate të MPBAP-së, Vitia njoftoi se Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale në menaxhimin e kësaj situate, megjithatë ai theksoi se për këtë është e nevojshme një gjithë përfshirje institucionale dhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për të menaxhuar çfarëdo situate që mund të ballafaqohemi në të ardhmen.

Ndërsa, ministri Veliu, garantoi përkushtimin e tij  se të gjitha kapacitetet institucionale që ka kjo ministri, do të vihen në dispozicion për të menaxhuar çfarëdo situate epidemiologjike që mund të paraqitet.

Të dy ministrat vlerësuan se situata për momentin është stabile dhe deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është prekur nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik.

Megjithatë, sipas tyre, është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet nga IKSHPK-ja, për kujdes në mënyrë që ky virus të mos bartet edhe në Kosovë.

Për disa raste të dyshuara me coronavirus janë raportuar edhe në Kosovë, por që kanë rezultuar negativ.

Ekipet mjekësore te Dheu i Bardhë pa pajisje mbrojtëse nga Coronavirusi

Tri raste të dyshuara me Coronavirus po trajtohen në QKUK