Arben Vitia 'çelë kuletën' për investime në Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia ka nis procedurat për nëntë tenderë në ueb faqen e E-Prokurimit, si njoftime paraprake për kontrata.

Vlera totale e këtyre tenderëve kapë shifrën e mbi 34 milionë e 873 mijë eurove ndërsa planet janë që të nisin disa investime në disa qytete të ndryshme.

Tenderi më i madh i cili parashihet të ndodh është ai për ndërtimin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është edhe vazhdim i projektit. Shuma totale për këtë tender është 15 milionë e 810 mijë e 42 euro. Siç thuhet në njoftimin paraprak, data e parashikuar e procedurës tenderuese është 20 mars të këtij viti.

MSh gjithashtu ka planifikuar edhe ndërtimin e tri Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Istog, Drenas dhe Shtime.

Shuma e ndarë nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e QKMF-së në Shtime kap vlerën e 1 milion e 250 mijë eurove.

Për nderimin e QKMF-së në Drenas, MSh ka ndarë 2 milionë e 110 mijë euro. Ndërsa për ndërtimin e QKMF-së në Istog, dikasteri që drejtohet nga Arben Vitia ka ndarë 2 milionë e 500 mijë euro.

Një investim tjetër në fushën e shëndetësisë është planifikuar në Shtime. Ndërtimi i Institutit Special do të kushtoi 8 milionë euro.

Ndërsa, një njoftim paraprak është bërë edhe për vazhdimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë ku vlera e parashikuar është 500 mijë euro. Data e parashikuar e fillimit të procedurës është caktuar 2 maji i këtij viti.

1 milion e 200 mijë euro të tjera janë ndarë nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim me autoambulanca dhe mjete të tjera të nevojshme.

MSh- ka planifikuar edhe furnizimin me barna dhe pasje tjera të nevojshme. Një aktivitet i prokurimit, i cili është si njoftim paraprak është ai për furnizim me pajisje speciale shëndetësore, vlera e të cilit projekt kapë shifrën e 2 milionë e 800 mijë eurove.

Furnizime do të ketë edhe në materialet shpenzuese medicionale nga Lista Esenciale. Në njoftimin paraprak për këtë tender vlera e parashikuar kapë shifrën e 703 mijë e 689 eurove.

Të gjitha këto planifikime për hapjen e tenderëve janë vetëm si njoftime paraprake, publikimi i tyre nisi nga data 26 janar deri më 30 janar 2023 në e-Prokurim.