Arben Gashi, VV-së: I keni dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re

Arben Gashi, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se sot është dita kur do të fillojnë të vendosin standarde të reja të punës.

“Standardi i punës do të jetë gjuha e bashkëpunimit. Nuk do të jetë një standard i cili e vendos Serbinë në titujt e gazetave më prestigjioze në botë, nuk do të jetë standard me të cilin Serbia vendos gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës,… Nuk do të futen 1 mijë teste në Republikën e Kosovës nga Serbia”, tha Gashi.

“Ne flasim butë po do te reagojmë fort. Do të jemi këtu për ta respektu vullnetin e qytetarëve të Kosovës.  I keni dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re. Të dashtun opozitarë të sotëm e djeshëm, te dashur bashkëpunëtorë të djeshëm e opozitarë të sotëm, mirë se erdhët ne realitetin e ri politik, në bashkëpunimin e ri pozitë opozitë ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në favor të Kosovës”, tha Gashi.

Gashi u zotua se për çdo vendim i cili merret opozita do të jetë e përfshirë dhe të njoftuar.