Arben Gashi: Pazari me deputeten Adelina Grainca ka ndodhur

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar diskutimi për deputeten Adelina Granica.

Ai thotë se pazari me deputeten Adelina Grainca ka ndodhur.

“Ideja dhe ideologjia e blerjve nuk mund të relativizohet pse dikush është grua e pse dikush është burrë, pikërisht duke tentuar që të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizogjini, pra pazari ka ndodh është deputet si gjithë të tjerët pa marr parasysh a është burrë apo grua, pra është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili ka ndërruar pozicionin politik për shkak të benificioneve e pretenduara të deklaruar nga të tjerët”, tha ai.

Gashi tha se nuk duhet t’i referohen gjinisë pasi që të gjithë janë deputet të Kuvendit.

Në këtë seancë lidhur me grafitet në shtëpinë e deputetes ka folur edhe Artan Abrashi nga LVV.

Deputeti i LVV Artan Abrashi flet në Kuvend për grafitet kundrejt deputetes Adelina Graicës