Arben Gashi: Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar me LDK-në

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë që pjesë e koalicionit për qeverinë e re është edhe Lista Serbe, madje Gashi tha që kësaj partie do t`i takoj edhe një zëvdëskryemiminisër.

“Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit, nuk ka kërkim, mëshirë apo diçka, bëhet një koalicion qeverisës, ajo po ashtu e ka vendin e rezeveruar. Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër.

Gashi pas mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë që brenda dy ditëve të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

“Na patëm një mbledhje koordinuese të grupit parlamentar, mbledhja shkoi mirë po presim që me formalizmin e koalicioneve që do të bëhen shumë shpejtë, dmth brenda ditës së sotme dhe nesër të procedojmë me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”, tha ai.

LDK-ja ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidatë për kryeministër të Kosovës në kuadër të kësaj partie.

Ditë me parë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur pro koalicionit me  Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate (NSD), Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe subjektet e pakicave.

Kjo iniciativë për formimin e Qeverisë së re ka ardhur pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti më 25 mars. LDK-ja e cila ishte edhe partnere e këtij koalicioni kishte iniciuar mocion për shkak të mospajtimeve për tarifën si ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

LIVE nga LDK

LIVE nga LDK

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 28 avril 2020