Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Gashi i quan të korruptuara sondazhet e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi i ka quajtur të korruptuara sondazhet që po bëhen në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar.  Tjerat vijnë pastaj!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Mbrëmë, në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit është prezantuar sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Sondazhi e rendit Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 54.1 për qind, pasuar nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera.

Sondazhi në RTV Dukagjini, kjo është renditja e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.