Arben Gashi i bindur që nesër do të ketë qeveri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka konfirmuar se nesër prej ora 11:00 do të ketë seancë për votimin e qeverisë Hoti.

Ai u shpreh i bindur që nesër do të votohet qeveria e re.

“I kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë. Jam i bindur që nesër do të ketë qeveri”, tha Gashi.

Sipas Gashit, të gjithë deputetët nesër e kanë mundësinë që përmes diskutimit dhe votës së tyre të vendosin se si do të veprojnë.

“Është e pa dinjitetshme që deputetet të konsiderohen si vota, nesër secili deputet e ka mundësinë të jep vlerësimin e vet  nëpërmjet diskutimit në kuvend dhe nëpërmjet votës së vetë.

Sa i përket udhëheqjes së seancës, Gashi tha se Vjosa Osmani është kryetare e Kuvendit dhe është në autonominë e  saj nëse don me udhëheqë atë seancë.

“Ka seancë dhe ne jemi të sigurt që e kemi thirr e cila është nesër në ora 11 dhe secili deputet mbi bazën e vet të bindjeve do të votojë, nuk e di është çështje procedurale dhe zonja Osmani vendos ajo nëse don me udhëheq apo jo”, tha Gashi.

Gashi tha se nuk kanë biseduar me asnjë deputet të PDK-së sepse ata sipas Gashit janë deklaruar që të qëndrojnë në opozitë.

“Normalisht që LDK është parti serioze dhe do të jetë faktori kryesor në këtë proces,ka thënë Gashi.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!