Arben Gashi harron kohën kur Isa Mustafa lobonte për Kancelarin e Austrisë

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.

Këtë ftesë Kurti e ka bërë, përmes një video-mesazhi në Facebook, e ku ka thënë se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Por, Gashi njëjtë nuk pati reaguar edhe kur Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa lobonte për kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Madje Mustafa ishte përfshirë në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Austri përmes një spoti reklamues në mbështetje të ministrit aktual të punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, nga Partia Popullore e Austrisë.

Isa Mustafa në Spotin Zgjedhor të Sebastian Kurz