
Arben Fetahu, Federata e Baskebollit te Kosoves/Twitter
Arben Fetahu zgjidhet anëtar i bordit të FIBA Evropës
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur anëtar i bordit të FIBA Evropës.
Federata e Basketbollit të Kosovës këtë e ka quajtur këtë zgjedhje sukses të madh për basketbollin e Kosovës.
“Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i bordit të FIBA Evropës. Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës. Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës” – thuhet në reagimin e Federatës.
Tutje, sipas Federatës, Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajoni që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission).
Në Asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).
Në njoftimin e Federatës potencohet se Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023.
Sensacionale: Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës
Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.
Ky është një sukses i madh për Federatën e… pic.twitter.com/bvuWG1BfOJ
— Kosovo Basketball Federation (@KBF_Official_) May 20, 2023