Arban Abrashi shfrytëzon fondet e ministrisë për pastrimin e rrugëve për të bërë fushatë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po shftrytëzon fondet e ministrisë për pastrimin e rrugëve nacionale, për të bërë fushatë politike.

Duke postuar video apo fotografi në rrjetin social ‘Facebook’, Abrashi përveç që promovon punën për pastrimin e rrugëve, ai shfrytëzon këtë duke përmendur numrin dhe emrin e tij në listën e LDK-së për deputet, si dhe të Avdullah Hotit për kryeministër.

“Nga orët e mëngjesit jemi kujdesur që të gjitha rrugët të jenë të qarkullueshme. Arbanabrashi14, avdullahhoti”, shkruan Abrashi në përshkrimin e një videoje në të cilën shihen kamionë duke larguar borën nga rruga.

Postime të ngjashme në profilin e tij në ‘Facebook’, Abrashi ka shpërndarë që nga shpallja  e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.