Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arban Abrashi përfaqëson LDK-në në takim me Vjosa Osmanin

U.D. Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka filluar sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti.

Nga partia e kryeministrit Hoti, në takim ka hyrë sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi.

Osmani para pak qastesh përfundoi takimin me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin me të cilin janë dakorduar  që sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet.

Në orën 15.00 Osmani pritet të takoj , Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dje Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja