Arban Abrashi: Njohja nga Serbia do të vijë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë” është shprehur optimist sa i përket njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Ne jemi të fokusuar në njohje dhe besoj që njohja do të vjen. Jemi në koordinim, nuk është që po punojmë krye në vete, dhe besoj që njohja do të vjen edhe është diskutuar kjo. Po afrohemi qetash ma shumë”, ka deklaruar Abrashi përballë Jeta Xharrës.

.