Foto: Kallxo.com

Arban Abrashi: Në selinë e LDK-së këputen kabllot e internetit dhe kamerave të sigurisë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka deklaruar në selinë e LDK-së janë këputur kabllot e internetit dhe të kamerave të sigurisë.

Ai theksoi se për këtë rast e kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

“Sot prej administratës së LDK-së kur kemi ardhë në zyrë për punë të zakonshme, jemi njoftuar që kabllot edhe të internetit, edhe të kamerave janë këputë, me siguri nga persona të papërgjegjshëm, me ku me ditë çfarë qëllimi. Kemi fillu me kontaktu policinë dhe për çfarëdo hetimi, apo informate që mund të marrim do të ju njoftojmë”, tha ai.

Abrashi ka shtuar se kjo është e papranueshme.

“Por realisht kjo është e pa pranueshme dhe nuk e di kujt i ka pengu puna e LDK-së që të ndërmerrë kësi veprimi”, tha ai sot para mediave.

KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga ana e policisë rreth kësaj çështjeje.