Logoja e kompanisë, Apple - Foto: REL/ social networks

Apple ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, ndaloi shitjet e produkteve të tij në Rusi.

Kompania tha se ka kufizuar edhe sistemin e pagesave, Apple Pay.

Media të ndryshme raportojnë se konsumatorët në Rusi, që bëjnë përpjekje të blejnë një telefon apo orë nga Apple në ueb-faqen e kompanisë, përballen me një mesazh që thotë se “dorëzimi i mallrave është i pamundur”.

Ky veprim nga Apple vjen pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, bëri të ditur këtë javë se i ka dërguar një letër kreut të kompanisë Apple, Tim Cook, për t’i kërkuar bllokimin e produkteve në Rusi./REL