Apple mund të paguajë gjysëm milardë dollar lidhur me padinë për ngadalësimin iPhone-ëve të vjetër

Kompania amerikane “Apple” do të paguarë deri në 500 milionë dollar për të mbyllur një padi për ngadalësimin e modeleve më të vjetra të iPhone-ve duke i detyruar kështu përdoruesit të blejnë të rinjtë, raporton CNN.

Marrëveshja e propozuar i kërkon Apple të paguaj pronarët e caktuar të iPhone-it 25 dollarë për modelet e pajisjeve  të prekura, me një minimum prej 310 milion dollarë dhe maksimumi 500 milion dollarë, sipas dokumenteve të lëshuar të Premten në Gjykatën e Qarkut ShBA në San Jose, California.

Shuma që merr secili përdorues mund të rritet ose ulet në varësi të kërkesave të paraqitura, si dhe çdo tarifë ligjore shtesë dhe shpenzimet e aprovuara nga gjykata.

Marrëveshja e zgjidhjes, e cila është subjekt i aprovimit më 3 prill nga një gjykatës, kap një betejë ligjore që ka vazhduar për më shumë se dy vjet gjatë së cilës Apple u përpoq të zbuste reagimin global.

Në dhjetor 2017 kompania pranoi që përdori përditësimet e programeve kompjuterike për të ngadalësuar modlet e vjetra, menjëherë pasi klientët e zemëruar dhe analistët e teknologjisë lajmëruan që përditësimet po shkaktonin ulje të performancës.

Disa prej tyre sugjeruan që Apple e bëri këtë për të detyruar përdoruesit të marrinmodelin më të fundit të iPhone, por kompania tha se kishte për qëllim adresimin e çështjeve me bateritë më të vjetra të litium-jonit që bënin që telefonat papritmas të fiken për të mbrojtur përbërësit e tyre.

Apple më vonë kërkoi falje dhe ofroi zëvendësime të baterive për klientët e saj për 79 dollarë, të cilat u zbritën në 29 dollarë në janar të vitit 2018.

Përdoruesit e iPhone në Shtetet e Bashkuara mund të paraqesin kërkesa mbi padinë nëse kanë zotëruar një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus ose SE të blerë para 21 dhjetorit të vitit 2017.

 

Përgatiti- Gentiana Ahmeti